Dodik thëret takim urgjent, Bota Serbe mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

“Bota Serbe” po mblidhet kundër aleancës ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Këtë e konfirmoi Millorad Dodik, ish lider i Republika Srpska, të Bosnje dhe Hercegovinës. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai bën me dije se ka thirrur një takim udhëheqësish me Serbinë. “Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, […] The post Dodik thëret takim urgjent, Bota Serbe mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate appeared first on InfoShqip.com.

Prill 2, 2026 - 16:30
Dodik thëret takim urgjent, Bota Serbe mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

“Bota Serbe” po mblidhet kundër aleancës ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Këtë e konfirmoi Millorad Dodik, ish lider i Republika Srpska, të Bosnje dhe Hercegovinës.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai bën me dije se ka thirrur një takim udhëheqësish me Serbinë.

“Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, diskutuam gjithashtu ndikimin e aleancës ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines. Arritëm në përfundimin se ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën Serbe”, shkroi Dodik në llogarinë e tij X.

Duke njoftuar thirrjen e takimit me Vuçiç dhe drejtues të tjerë të Serbisë, ai paralajmëron marrjen e një qëndrimi të përbashkët dhe vendime të tjera. Lidhur me takimin e thirrur ka ndërhyrë dhe Srna Kovaç, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të Parlamentit serb.

“Rreziku që i paraqet Republika Srpska aleanca ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines është real”, pretendon ai duke shtuar se në atë tryezë mund të përfshihet edhe Hungaria në anën e serbëve.

The post Dodik thëret takim urgjent, Bota Serbe mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate appeared first on InfoShqip.com.