Arrihet marrëveshja përfundimtare për ndërprerjen e luftimeve në Rripin e Gazës

Kabineti i sigurisë i Izraelit e ka rekomanduar miratimin e një armëpushimi, i cili do t’i jepte fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe do të mundësonte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Kabineti i Qeverisë izraelite tani do të votojë për miratimin apo jo të marrëveshjes. Zyra e kryeministrit të Izraelit, […] The post Arrihet marrëveshja përfundimtare për ndërprerjen e luftimeve në Rripin e Gazës appeared first on InfoShqip.com.

Jan 17, 2025 - 18:00
 0  4
Arrihet marrëveshja përfundimtare për ndërprerjen e luftimeve në Rripin e Gazës

Kabineti i sigurisë i Izraelit e ka rekomanduar miratimin e një armëpushimi, i cili do t’i jepte fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe do të mundësonte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Kabineti i Qeverisë izraelite tani do të votojë për miratimin apo jo të marrëveshjes. Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha më herët se nëse marrëveshja miratohet, atëherë armëpushimi do të fillojë të zbatohet nga 19 janari, kur edhe do të lirohen pengjet e para. Marrëveshja parasheh pauzimin e luftimeve në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve që mbahen në Gazë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, që mbahen nga Izraeli.

Marrëveshja po ashtu do të lejojë që qindra mijëra të zhvendosur palestinezë të kthehen në shtëpitë e tyre në Gazë. Kryeministri izraelit tha se ka udhëzuar një task-forcë speciale që të përgatitet për pranimin e pengjeve që do të kthehen nga Gaza dhe familjarët e tyre janë informuar se marrëveshja është arritur. Të enjten, Izraeli shtyu votimin për armëpushimin, duke fajësuar se Hamasi shkakton mospajtime në minutën e fundit, teksa tensionet në rritje brenda koalicionit qeverisës të Netanahut shtuan shqetësimet për zbatimin e marrëveshjes. Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ndërmjetësi, Katari, kishin njoftuar se marrëveshja ishte e përfunduar. Marrëveshja për armëpushim do të pauzonte luftën 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën. Lufta nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë shkatërruese, që ka lënë të vrarë më shumë se 46.000 palestinezë në Gazë. /Alsat.mk

The post Arrihet marrëveshja përfundimtare për ndërprerjen e luftimeve në Rripin e Gazës appeared first on InfoShqip.com.