DPHM: Nga dita e premte valë e ftohtë dhe të reshura më të mëdha të shiut dhe borës

Në disa lugina nesër paradite do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Moti do të jetë stabil, në disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe temperatura më të ulëta ditore. Siç informoi […]

Nëntor 27, 2024 - 15:00
 0  3
DPHM: Nga dita e premte valë e ftohtë dhe të reshura më të mëdha të shiut dhe borës

Në disa lugina nesër paradite do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Moti do të jetë stabil, në disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe temperatura më të ulëta ditore.

Siç informoi Drejtëria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e masës së lagësht dhe të ftohtë ajrore, nga dita e premte e deri të hënën paradite moti do të jetë kryesisht me vranësira, me të reshura të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha (mbi 50 litra në një metër katror). Në malet të reshurat do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e borës. Në vendet më të larta dhe në disa më të ulëta, të reshurat do të jenë të shiut dhe borës, posaçërisht të shtunën.

Gjatë tri ditëve të ardhshme, temperatura minimale do të jetë në interval porej -3 deri 6 gradë, ndërsa ajo maksimale deri 13 gradë Celsius.