Drama në ajër: Një biletë nga Dubai për në Shkup shitet për 20.000 euro!

Rreth 700–800 shtetas maqedonas mbeten të bllokuar në Lindjen e Mesme, duke u përballur me vështirësi të jashtëzakonshme për t’u rikthyer në shtëpi, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, raporton The post Drama në ajër: Një biletë nga Dubai për në Shkup shitet për 20.000 euro! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 7, 2026 - 18:30
 0
Drama në ajër: Një biletë nga Dubai për në Shkup shitet për 20.000 euro!

Rreth 700–800 shtetas maqedonas mbeten të bllokuar në Lindjen e Mesme, duke u përballur me vështirësi të jashtëzakonshme për t’u rikthyer në shtëpi, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, raporton faktor.mk.

Sipas Arkan Kerim nga Oda Turistike-Hotelierike, ndërprerja e fluturimeve nga aeroporti i Dubait ka paralizuar transportin ajror midis Azisë dhe Evropës, duke krijuar kaos në lëvizjen e udhëtarëve. Çmimet e biletave kanë arritur rekorde historike, ku një vend i vetëm nga Dubai për në Shkup ka shkuar deri në 20.000 euro.

Kthimi përmes rrugëve alternative, si Arabia Saudite, përballet gjithashtu me sfida të mëdha për qytetarët maqedonas, për shkak të procedurave komplekse të pajisjes me viza, duke e bërë rikthimin thuajse të pamundur.

The post Drama në ajër: Një biletë nga Dubai për në Shkup shitet për 20.000 euro! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .