Dramë në Bit Pazar, u rrah në mes të ditës, përfundon në spital 51 vjeçari

Më 29 mars 2026, në orën 17:43, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup mori një njoftim se rreth orës 15:10 në zonën e Bit Pazarit, I.K. (51) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga një person. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë diagnostikuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. […]

Mars 31, 2026 - 10:00
Dramë në Bit Pazar, u rrah në mes të ditës, përfundon në spital 51 vjeçari

Më 29 mars 2026, në orën 17:43, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup mori një njoftim se rreth orës 15:10 në zonën e Bit Pazarit, I.K. (51) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga një person. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë diagnostikuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

Policia menjëherë ka ndërmarrë masa për sqarimin e rastit, duke mbledhur prova, duke marrë deklarata nga dëshmitarët dhe duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe ndalimin e autorit të krimit. Organet kompetente u bëjnë apel qytetarëve që kanë informacione për incidentin të bashkëpunojnë me qëllim sqarimin më të shpejtë të rastit.