Drejtori i ATK-së në Kopenhagë: Kosova në hap me administratat tatimore të BE-së

Më datë 4 nëntor 2025, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Isen Lipovica, morën pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian të Administratave Tatimore (TADEUS), i cili u mbajt në Kopenhagë, Danimarkë. Samiti u organizua nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Daneze e Tatimeve, duke mbledhur përfaqësues

Nëntor 6, 2025 - 12:30
 0
Drejtori i ATK-së në Kopenhagë: Kosova në hap me administratat tatimore të BE-së
Drejtori i ATK-së në Kopenhagë: Kosova në hap me administratat tatimore të BE-së

Drejtori i ATK-së në Kopenhagë: Kosova në hap me administratat tatimore të BE-së

Më datë 4 nëntor 2025, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Isen Lipovica, morën pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian të Administratave Tatimore (TADEUS), i cili u mbajt në Kopenhagë, Danimarkë.

Samiti u organizua nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Daneze e Tatimeve, duke mbledhur përfaqësues nga administratat tatimore të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga vendet kandidate dhe vendet potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qëllimi kryesor i këtij samiti ishte thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet administratave tatimore evropiane, me fokus në modernizimin e sistemeve tatimore, digjitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e transparencës fiskale.

Gjatë punimeve të samitit, Hyseni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të digjitalizimit si shtylla thelbësore për forcimin e administratës tatimore të Kosovës, duke vënë theks të veçantë në integrimin e praktikave më të mira evropiane dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Pjesëmarrja e ATK-së në këtë samit reflekton përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve evropiane në fushën e administrimit tatimor dhe për të avancuar standardet e transparencës, efikasitetit dhe integritetit profesional.