Dy ministre të qeverisë belge do të vizitojnë Kosovën e Shqipërinë
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja për Azil dhe Migracion, Anneleen Van Bossuyt, nisin një vizitë tre-ditore diplomatike në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita ka për qëllim diskutimin e trajtimit të mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar mbipopullimin kronik të burgjeve belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes


Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja për Azil dhe Migracion, Anneleen Van Bossuyt, nisin një vizitë tre-ditore diplomatike në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita ka për qëllim diskutimin e trajtimit të mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Për të lehtësuar mbipopullimin kronik të burgjeve belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për personat e dënuar që nuk janë rezidentë në Belgjikë. Gjatë vizitës në Shqipëri dhe Kosovë, ministrat do të zhvillojnë bisedime eksploruese për këtë ide, raporton Belga News Agency
Verlinden dhe Van Bossuyt do t’i kërkojnë gjithashtu Shqipërisë të pranojë kthimin e shtetasve të saj që ndodhen aktualisht në burgjet belge. Aktualisht, 307 shtetas shqiptarë ndodhen në burgjet e Belgjikës, nga të cilët 253 nuk kanë të drejtë qëndrimi në vend.
“Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë qëndrimi në Belgjikë mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë se dënimi zbatohet siç duhet dhe njëkohësisht lehtësohet presioni mbi sistemin tonë të burgjeve,” tha Verlinden.
Vizita përfshin edhe diskutime mbi një letër qëllimi për ndarjen e aseteve, e cila do të lejonte që një pjesë e të ardhurave kriminale të konfiskuara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika, të kthehen në thesarin belg.
Në Kosovë, delegacioni do të diskutojë gjithashtu një traktat dypalësh për ndihmë të ndërsjellë ligjore, me synim forcimin e bashkëpunimit afatgjatë gjyqësor.
