“Dua drejtësi për Liridonën”, Naim Murseli betohet: Nuk kam dhënë para që të vritet Liridona
Në Gjykatën Themelore është duke u mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe Naim Murseli, i cili, pos tjerash, ka thënë se nuk është fajtor për veprën për të cilën po akuzohet. Ai ka thënë: “Ju betohem se Naim Murseli nuk ka qenë fare në veturë në momentin


Në Gjykatën Themelore është duke u mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe Naim Murseli, i cili, pos tjerash, ka thënë se nuk është fajtor për veprën për të cilën po akuzohet.
Ai ka thënë:
“Ju betohem se Naim Murseli nuk ka qenë fare në veturë në momentin e vrasjes. Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen. Unë pa të drejtë jam akuzuar nga media, nga kjo sallë, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Trup gjykues, ju do të vendosni fatin tim, fatin e fëmijëve të mi. Ju vlerësoni provat, vlerësoni gjendjen faktike dhe reale. Nga ju pres një vendim të drejtë. Pres nga ju të ketë drejtësi për Liridonën, sepse kjo është për çka jemi këtu.
Por ju lutem të keni parasysh që integriteti dhe profesionalizmi juaj të jetë në nivelin më të lartë.”
