Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori përsëri vëmendjen me paraqitjen e saj, kësaj radhe në rrugët e Londrës duke shkuar për joga. Këngëtarja 29 vjeçare mbante në dorë një inhalator me avull prej qeramike teksa zbriti nga makina dhe u drejtua brenda ndërtesës, shkruan DailyMail. Dua u paraqit e veshur me një pallto […]

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori përsëri vëmendjen me paraqitjen e saj, kësaj radhe në rrugët e Londrës duke shkuar për joga.
Këngëtarja 29 vjeçare mbante në dorë një inhalator me avull prej qeramike teksa zbriti nga makina dhe u drejtua brenda ndërtesës, shkruan DailyMail.
Dua u paraqit e veshur me një pallto të bardhë dhe një shall të kuq. Ndërkaq, u sigurua të tregonte unazën e saj mahnitëse të fejesës e cila është vlerësuar të kushtojë rreth 25,000 funte (30,000 euro).