Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin: Nga sot jemi në opozitë

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka konfirmuar se nga sot do të jetë në opozitë. Balje tha se në lidhje me këtë ka vendosur kryesia e saj, teksa shtoi se nuk beson që do të ndodhë ndonjë ndryshim. “Ne sot kemi vendosë me shku në opozitë. Ne sot kemi vendosë dhe nuk besoj që ka me

Prill 20, 2025 - 06:00
 0  5
Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin: Nga sot jemi në opozitë
duda-balje-i-ndane-rruget-me-kurtin:-nga-sot-jemi-ne-opozite

duda-balje-i-ndane-rruget-me-kurtin:-nga-sot-jemi-ne-opozite

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka konfirmuar se nga sot do të jetë në opozitë.

Balje tha se në lidhje me këtë ka vendosur kryesia e saj, teksa shtoi se nuk beson që do të ndodhë ndonjë ndryshim.

“Ne sot kemi vendosë me shku në opozitë. Ne sot kemi vendosë dhe nuk besoj që ka me ndodhë ndonjë ndryshim”

“Unë kam shkuar vetëm njëherë në takim me kryeministrin, në takimin e dytë unë kam qenë bashkë me Emilja Rexhepin. Aty kam marrë propozimin për ministre, më nuk kam pasur takim me kryeministrin” – tha Balje për “Kallxo Përnime”.

Më tej, Balje u shpreh se kërkesa e saj nga fillimi ka qenë nisja e procesit për krijimin e një komune boshnjake në Kosovë dhe jo posti ministror.

“E di që formimi i komunës është një proces që mundet me zgjatë edhe 4-5 vite. Qysh e kuptova prej kryeministrit është shumë kundër. Votimi në Kuvend është faza e fundit, edhe nëse nuk shkon, në rregull. Edhe nëse deputetët nuk votojnë, unë nuk mundem me bo presion për vota”.

“Unë katër vite kam qenë me opozitë, nuk kam pasur bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen, këto katër vite unë kam pasur një zëvendësministër edhe dy këshilltarë. Domethënë për këto pozita unë kam votuar për çdo gjë”, tha ajo.