Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, i cili ra dëshmor në Betejën e Koshares. Osmani tha se Çekaj ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shquar për trimëri, besnikëri, bujari dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun. “Bashkë me Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët tjerë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, i cili ra dëshmor në Betejën e Koshares.
Osmani tha se Çekaj ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shquar për trimëri, besnikëri, bujari dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
“Bashkë me Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët tjerë, u shqua si strateg i vendosur dhe udhëheqës i guximshëm në frontin e luftës”.
“Heroi Sali Çekaj u përkujtua sot me një akademi përkujtimore të mbajtur nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje, e para e shtetit u shpreh se me dëshmorët që ranë heroikisht dhe luftëtarët trima që me gjak e shkruajtën historinë, do të jenë përjetësisht krenarë.