Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

Ish-lideri studentor i viteve ’90 dhe profesori universitar Bujar Dugolli ka reaguar ndaj refuzimit të Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim institucional, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë përgjegjësie shtetërore. “Refuzimi i sotëm i LDK-së për bashkëpunim institucional, në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet dhe përgjegjësi shtetërore, është dëshmi e qartë […]

Prill 20, 2026 - 23:30
Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

Ish-lideri studentor i viteve ’90 dhe profesori universitar Bujar Dugolli ka reaguar ndaj refuzimit të Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim institucional, duke e cilësuar këtë veprim si mungesë përgjegjësie shtetërore.

“Refuzimi i sotëm i LDK-së për bashkëpunim institucional, në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet dhe përgjegjësi shtetërore, është dëshmi e qartë se interesat personale dhe grupore po vendosen mbi interesin e Republikës.

Nën udhëheqjen e Presidentit Rugova, qasja ishte tjetër. Kishte sens shtetformues, maturi dhe vendosje të interesit të vendit mbi gjithçka.

Sot, për fat të keq, po shohim një realitet tjetër. Është thjesht vazhdimësi e një rruge të gabuar. Interesat personale mbi interesin e shtetit, fatkeqësisht kjo është LDK sot”, ka deklaruar Dugolli.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se i ka ofruar bashkëpunim institucional liderit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, por kjo ofertë është refuzuar.

Sipas Kurtit, fillimisht LDK-së iu ofrua posti i zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. Pas refuzimit, ai thotë se është propozuar edhe një formulë tjetër, ku LDK do të merrte postin e kryetarit të Kuvendit përmes një rokade me pozitën aktuale.(INA)