Durmishi: Çmime më të ulëta të mbi 650 produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”

Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm “Shportën e Vitit të Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri. Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes […]

dhjetor 5, 2024 - 17:00
 0  5
Durmishi: Çmime më të ulëta të mbi 650 produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”

Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm “Shportën e Vitit të
Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri.

Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e
deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve.

Është ndryshe sipas asaj se në vend se ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria të
marrim vendime për ngrirjen dhe kufizimin e çmimeve dhe marzheve, dhe zgjidhjeve të
tjera jo të tregut në mënyrë që të ndikojmë në uljen e çmimeve të produkteve themelore
ushqimore, në bashkëpunim me odat ekonomike me prodhuesit, shpërndarësit dhe
tregtarët, sot kemi “Shportën e Vitit të Ri” që rezulton pikërisht nga biznesi", tha ministri
Besar Durmishi në prezantimin e sotëm të "Shportës së Vitit të Ri" në Qeverin me
kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski.

“Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe
tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u
ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që
do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind.

Shporta konsumatore e Vitit të Ri është ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara
ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jetë e vlefshme për një muaj,
respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025, një
kohë kjo kur përfshihen disa festa.

Me uljen e aksionit të çmimeve janë përfshirë produktet themelore ushqimore
nga grupe të ndryshme të produkteve (bukë dhe drithëra, produkte buke, mish
dhe përpunime të mishit, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, produkte konditore,
fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike
(të gazuara dhe të pagazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë), etj.