Durmishi: Është paguar mbështetja financiare e organizatave të konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimi i laboratorëve nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndau sot mjete financiare për organizatat e konsumatorëve për zbatimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve, Programit për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe avancimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, aktivitetet programore të rrjeteve të zejtarëve të biznesit, si dhe Programin për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe […]
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndau sot mjete financiare për organizatat e
konsumatorëve për zbatimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve, Programit për
bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe avancimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, aktivitetet
programore të rrjeteve të zejtarëve të biznesit, si dhe Programin për mbështetjen e konkurrentësisë së
industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore.
1. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për
realizimin e programeve (projekteve) të shoqatave të konsumatorëve, ka ndarë mjete financiare për
organizatat e konsumatorëve në qytete të ndryshme të shtetit. Janë ndarë mjete për:
Organizata e Konsumatorëve të Ohrit: 350.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Manastirit: 350.000,00 denarë;
Organizimi e Konsumatorëve të Koçanës: 319.500,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Shtipit: 300.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Tetovës: 340.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë-Shkup (OKM): 340.200,00 denarë
Në kuadër të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme, si dhe për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së
ndërmarrjeve, Ministria e Ekonomisë dhe Punës realizon bashkëfinancimin e projekteve të
fondacioneve dhe shoqatave që lidhen me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e biznesit dhe
konkurrencës, për bashkëfinancimin e projekteve të shoqatave, fondacioneve dhe odave të zejtarëve
për zhvillimin dhe promovimin e zejtarëve, etj., si dhe bashkëfinancimin e projekteve për veprimtari
zejtare.
Për të tre masat, është parashikuar bashkëfinancim i 70% të shpenzimeve të projektit, por jo më shumë
se 350.000 denarë për aplikant, ndërsa pas realizimit të programit, do të ndahen subvencione për 26
projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.132.240 denarë.
Në kuadër të Programit për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë
shoqërore, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka realizuar masën për kompensimin e një pjesë të
shpenzimeve për akreditimin e laboratorëve, parashikohet zgjerimi i fushëveprimit të akreditimit të
laboratorëve ekzistues për testimin ose prokurimin e pajisjeve për laboratorët për lëshim në treg të
produkteve me cilësi të sigurt.
Në kuadër kësaj mase, parashikohet bashkëfinancimi i shpenzimeve prej 50% të shumës jo më shumë se
400.000 denarë për secilin aplikant. Vlera e përgjithshme e vlerësuar është 3.000.000 denarë. Përdorues
të kësaj skeme janë 11 laboratorë.
Te masa e kompensimit të një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të
pranueshme sociale të subjekteve afariste, vlera e përgjithshme e mjeteve është 2.000.000 denarë,
ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Punës bashkëfinancoi 8 kompani.
Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të zbatojë
masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrentësisë. Lista e përdoruesve është tashmë e
disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë.