Durmishi i VLEN-it: Kapitulli i dytë i Tetovës nis me numrin 7

Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zgjodhi numrin 7 për zgjedhjet lokale për koalicionin VLEN, ministri i Ekonomisë dhe Punës, njëherit edhe shef shtabi i VLEN-it për Tetovën, Besar Durmishi ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka kujtuar se katër vite më parë Tetova u ngrit mbi padrejtësitë dhe korrupsionin, ndërsa tani nis një kapitull i […]

shtator 24, 2025 - 21:30
 0
Durmishi i VLEN-it: Kapitulli i dytë i Tetovës nis me numrin 7

Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zgjodhi numrin 7 për zgjedhjet lokale për koalicionin VLEN, ministri i Ekonomisë dhe Punës, njëherit edhe shef shtabi i VLEN-it për Tetovën, Besar Durmishi ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai ka kujtuar se katër vite më parë Tetova u ngrit mbi padrejtësitë dhe korrupsionin, ndërsa tani nis një kapitull i ri për qytetin.
“Me numrin 7 fillon kapitulli i dytë i Tetovës, një kapitull i punëve të mëdha dhe i zhvillimit që nuk ndalet. Në këto vite kemi treguar se puna flet më shumë se fjalët: uji i pijshëm po bëhet realitet, rrugët e qytetit dhe të fshatrave po marrin pamjen që i takon Tetovës moderne, shërbimet publike po funksionojnë ndryshe dhe rinia e qytetarët janë në qendër të vendimeve tona”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shtuar se me numrin 7 dhe me sloganin “Një zë”, Tetova do të ketë më shumë punë, më shumë projekte dhe më shumë rezultate.
“Tetova nuk kthehet më pas. Tetova ecën përpara”, ka përfunduar ministri dhe shefi i shtabit të VLEN-it për Tetovën.