Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime
Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran. Nga pamjet e siguruara […]
Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike. Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe Kakavijë.