Rinisin punimet në sheshin George Bush, Rama: Ka pas veç vonim se pshtim jo, na jemi këtu për me punu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rinisur punimet në sheshin George Bush në kryeqytet. Ai ka thënë se, bllokadat i kanë penalizu qytetarët, duke ‘’vonuar ndërtimin e sheshit’’. ‘’Jam këtu në sheshin Goerge Bush, tas...

maj 19, 2026 - 21:04
Rinisin punimet në sheshin George Bush, Rama: Ka pas veç vonim se pshtim jo, na jemi këtu për me punu
rinisin-punimet-ne-sheshin-george-bush,-rama:-ka-pas-vec-vonim-se-pshtim-jo,-na-jemi-ketu-per-me-punu

rinisin-punimet-ne-sheshin-george-bush,-rama:-ka-pas-vec-vonim-se-pshtim-jo,-na-jemi-ketu-per-me-punu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rinisur punimet në sheshin George Bush në kryeqytet.

Ai ka thënë se, bllokadat i kanë penalizu qytetarët, duke ‘’vonuar ndërtimin e sheshit’’.

‘’Jam këtu në sheshin Goerge Bush, tash e morëm edhe letrën nga IKMM’ja, që mundemi me i vazhdu punimet edhe në atë pjesën tjetër. Pra ka pas veç vonim se jo pshtim’’, ka thënë Rama.

Postimi i tij:

Bllokadat dhe pengesat e panevojshme veç sa i kanë penalizu qytetarët e Prishtinës, duke e vonu ndërtimin e sheshit.

Sheshet janë të qytetarëve dhe për qytetarët!

Do të vazhdojmë me vendosmëri deri në përfundimin e çdo projekti transformues n’Kryqytet. Na jemi këtu për me punu, e jo për me blloku e me shit propagandë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.