Dy persona tentojnë ta djegin sinagogën në Shkup, ambasadorja izraelite publikon pamjet

Ambasadorja izraelite në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, publikoi pamje që tregojnë një përpjekje për t’ia vënë flakën sinagogës në Shkup. Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj X një video ku shihen dy persona duke kaluar mbi gardh dhe duke iu afruar hyrjes së një ndërtese. Më pas, ata spërkasin objektin me lëng të

Prill 13, 2026 - 15:30
Dy persona tentojnë ta djegin sinagogën në Shkup, ambasadorja izraelite publikon pamjet
dy-persona-tentojne-ta-djegin-sinagogen-ne-shkup,-ambasadorja-izraelite-publikon-pamjet

dy-persona-tentojne-ta-djegin-sinagogen-ne-shkup,-ambasadorja-izraelite-publikon-pamjet

Ambasadorja izraelite në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, publikoi pamje që tregojnë një përpjekje për t’ia vënë flakën sinagogës në Shkup.

Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj X një video ku shihen dy persona duke kaluar mbi gardh dhe duke iu afruar hyrjes së një ndërtese. Më pas, ata spërkasin objektin me lëng të ndezshëm, hedhin një pishtar dhe ia vënë zjarrin objektit.

“Një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, i pari që nga viti 1945, godet vetë vlerat e bashkëjetesës që komuniteti hebre i vlerëson. Unë mbështes komunitetin dhe u bëj thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, shkroi ambasadorja Eisen.

shkroi ambasadorja Eisen.