Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur në shtator të vitit 2023. Duke folur në mbledhjen e 11-të të Qeverisë Kurti III, ai e cilësoi këtë arrestim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për këtë


Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur në shtator të vitit 2023.
Duke folur në mbledhjen e 11-të të Qeverisë Kurti III, ai e cilësoi këtë arrestim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për këtë rast.
“Mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara, por drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtorët dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq, së bashku me grupin e tij, vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.
