Dy raste të trafikimit me emigrantë në Maqedoni, arrestohen tre persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në dy raste të trafikimit me emigrantë janë arrestuar tre persona, përcjell TV21. Personat në fjalë po transportonin emigrantë nga Maroku, Tunisia, India, Sierra Leone dhe Siria. “Në rastin e parë dje në ora 10:40 në Dellçevë përballë personit juridik në bulevardin “Maqedonia”, […]

tetor 19, 2024 - 21:01
 0  6
Dy raste të trafikimit me emigrantë në Maqedoni, arrestohen tre persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në dy raste të trafikimit me emigrantë janë arrestuar tre persona, përcjell TV21. Personat në fjalë po transportonin emigrantë nga Maroku, Tunisia, India, Sierra Leone dhe Siria.

“Në rastin e parë dje në ora 10:40 në Dellçevë përballë personit juridik në bulevardin “Maqedonia”, zyrtarët policorë nga DP “Dellçevë” kanë privuar nga liria personat L.P.(22) dhe K.Gj. (23), të dy nga Dellçeva, të cilët po transportonin gjashtë emigrantë (tre nga Maroku dhe tre nga Tunizia) me dy automjete të pasagjerëve. Në rastin e dytë, në ora 12:30 në një pikë karburanti në Kumanovë, në kamion “Duff” me targa të Serbisë, që drejtohej nga N.F (43) nga Republika e Serbisë, katër emigrantë janë zbuluar nga policët e Kumanovës – dy nga India dhe nga një nga Sierra Leone dhe Siria”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tv21.tv