Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshill për të rinj

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova solli vendim për formim të Këshillit për të rinj, si trup i përkohshëm pune i cili do t’i shqyrtojë dhe analizojë çështjet e lidhura me të rinjtë, politikat rinore dhe iniciativat të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim që të avancohet pozita e tyre në shoqëri, njofton Portalb.mk. […]

Nëntor 16, 2024 - 18:00
 0  4
Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshill për të rinj
Gordana Siljanovska Davkova. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova solli vendim për formim të Këshillit për të rinj, si trup i përkohshëm pune i cili do t’i shqyrtojë dhe analizojë çështjet e lidhura me të rinjtë, politikat rinore dhe iniciativat të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim që të avancohet pozita e tyre në shoqëri, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, Këshilli për të rinj i cili formohet në virgjilje të 17 nëntorit – ditës ndërkombëtare të studentëve, përbëhet nga kryetari dhe 19 anëtarë, ndërsa në punën e tyre mund të ftohen të marrin pjesë edhe punonjës shkencor dhe profesional, përfaqësues nga institucione shkencore arsimore, shoqata rinore dhe studentore, si dhe përfaqësues të organizatave të afaristëve nga vendi.

Për kryetar të Këshillit për të rinj është emëruar Lina Rangellova, ndërsa për anëtarë të Këshillit Keti Kostovska, përfaqësuese nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kristina Antovska, përfaqësuese nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinj, Ivana Mitreska, përfaqësuese nga Ministria e Sportit, Dragana Bojkovska, koordinatore e Klubit për çështje dhe politika rinore, Arta Qerimi, Aleksandar Karatosho, Marija Kërsteva, Damjan Konjanovski, Filip Ivanovski, Aleksandar Nikollovski, Iva Tërpeski, Kristijan Llazarev, Darko Trajkoski, Doan Sulejmanoski, Gresa Qail, Filip Ivkovski, Elena Spasevski, Deniz Miftari dhe Hristijan Ilievski.