Dy tërmete janë regjistruar mbrëmë, një në Shkup dhe një në Gostivar

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit ishte në Shkup. Një tërmet tjetër me magnitudë 2 sipas shkallës Rihter është regjistruar në në orën 12:15 me orën lokale, sipas Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), transmeton Portalb.mk. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në […]

shtator 23, 2024 - 15:00
 0  4
Dy tërmete janë regjistruar mbrëmë, një në Shkup dhe një në Gostivar
Tërmet. Foto: Allanswart në Canva

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit ishte në Shkup. Një tërmet tjetër me magnitudë 2 sipas shkallës Rihter është regjistruar në në orën 12:15 me orën lokale, sipas Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), transmeton Portalb.mk.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkup, mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ishte në zonën epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML 3.4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.

Ndërkohë tërmeti tjetër, sipas informacioneve, ka qenë 19 kilometra në jugperëndim të Gostivarit.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.