Dyshimet për manipulim votash, nis punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka nisur sot punën një Komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “ Planifikohet që

Nëntor 13, 2025 - 14:30
 0
Dyshimet për manipulim votash, nis punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve
Dyshimet për manipulim votash, nis punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve

Dyshimet për manipulim votash, nis punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka nisur sot punën një Komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“ Planifikohet që ky Komision, të përgatis një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. Ndërkaq, për komunat tjera ky vlerësim do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës”, shtoi ai.

Sipas Elezit, komisioni do të jetë edhe në funksion të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth votimit të balotazhit.

“Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me një ankesë të parashtruar në këtë instiucion për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe të sqarimit të mëtutjeshëm të situatës së krijuar”.