Durkee në Gjykatën Speciale: S’e kam lexuar aktakuzën, s’e di për çfarë krimesh akuzohen Thaçi dhe të tjerët
Michael Durkee, ish-këshilltar i ish-komandantit të NATO-s për Europë, Wesley Clark tha se nuk e ka lexuar aktakuzën në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai mohoi shkurtimisht kur prokurorja Silvia D’Ascoli e pyeti nëse e ka lexuar aktakuzën. “Jo nuk e kam lexuar”


Michael Durkee, ish-këshilltar i ish-komandantit të NATO-s për Europë, Wesley Clark tha se nuk e ka lexuar aktakuzën në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai mohoi shkurtimisht kur prokurorja Silvia D’Ascoli e pyeti nëse e ka lexuar aktakuzën.
“Jo nuk e kam lexuar”, tha ai.
Durkee tha se nuk është në dijeni se për çfarë krimesh realisht akuzohen ata: “Jo nuk e di”.
