Dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin për 2.5 milionë denarë, padi ndaj dy anëtarëve të shoqatës
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy anëtarëve të shoqatës së gjuetarëve për dëmtim të buxhetit për mbi 2 573 655 denarë, transmeton Portalb.mk. “Këtë e kanë realizuar në atë mënyrë që, kur përmes kamerave të video-mbikëqyrjes kanë vërejtur personat të cilët kryenin gjueti të paligjshme, u kanë kërkuar atyre kompensim […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy anëtarëve të shoqatës së gjuetarëve për dëmtim të buxhetit për mbi 2 573 655 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Këtë e kanë realizuar në atë mënyrë që, kur përmes kamerave të video-mbikëqyrjes kanë vërejtur personat të cilët kryenin gjueti të paligjshme, u kanë kërkuar atyre kompensim të caktuar parash për ta paguar në llogarinë e shoqatës si donacion, me qëllim që të mos i paraqisnin në polici. Më pas, D.M., në cilësinë e kryetarit të shoqatës, dhe K.M., pa bazë ligjore, kanë tërhequr mjete financiare nga llogaria e shoqatës dhe i kanë përvetësuar për vete”, raporton Policia.
Dy të dyshuarit, 56 vjeçari D.M. dhe 33 vjeçari K.M. dyshohen për shpërdorim detyre, punë të pandërgjegjshme në detyrë, shantazh dhe pengim i drejtësisë.
“Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, të dy, si të punësuar në shoqatën e gjuetarëve “ZLD Vardar” Negotinë, kanë lëshuar leje ditore për gjueti për vendgjuetitë “Koreshnicë” dhe “Besvicë”, edhe pse nuk kanë pasur marrëveshje koncesioni për këto vendgjueti, përkatësisht kanë lidhur marrëveshje “qiraje nën qira” në kundërshtim me dispozitat ligjore”, raporton Policia.
Paratë e gjuetarëve mysafirë nga shtetet e huaja i kanë marrë si para të gatshme për vete.