E dhimbshme, Ektike e humb botërorin, ja sa gjatë pritet të mungojë

Sezoni për Hugo Ektike tashmë ka përfunduar, e po ashtu edhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës. Sulmuesi i Liverpulit mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfnale të Champions League, ndaj PSG-së, shkruan IndeksOnline. Francezi sot i është nënshtruar testeve mjekësore, ku sipas asaj që raporton SkySport, është konfirmuar një dëmtim në […]

Prill 15, 2026 - 16:00
E dhimbshme, Ektike e humb botërorin, ja sa gjatë pritet të mungojë

Sezoni për Hugo Ektike tashmë ka përfunduar, e po ashtu edhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Liverpulit mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfnale të Champions League, ndaj PSG-së, shkruan IndeksOnline.

Francezi sot i është nënshtruar testeve mjekësore, ku sipas asaj që raporton SkySport, është konfirmuar një dëmtim në tendinin e Akilit.

Ekitiki do të mungoj së paku gjashtë muaj, por rikuperimi i plotë mund të zgjasë deri në nëntë muaj.

Kështu ai nuk do të arrij të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës, e cila nis me 11 qershor.