“E kam të qartë mesazhin tuaj për LDK-në”, Abdixhiku falënderon mbi 171 mijë votuesit e kësaj partie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook, pasi janë numëruar të gjitha votat. LDK-ja ka marrë 171,249 vota, për këtë Abdixhiku ka thënë se kjo rritje flet shumë. “Plot 171,249 falënderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook, pasi janë numëruar të gjitha votat.
LDK-ja ka marrë 171,249 vota, për këtë Abdixhiku ka thënë se kjo rritje flet shumë.
“Plot 171,249 falënderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër vite më parë, dhe kjo rritje na flet shumë”, ka thënë ai.
Ai ka falënderuar qytetarët edhe për votat që ia kanë dhënë atij si kandidat me numër 1.