Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan

Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës. Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës. Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, janë

Prill 18, 2025 - 17:00
 0  6
Dy gra nga Shqipëria kapen në Aeroportin e Prishtinës me 200 shteka duhan
dy-gra-nga-shqiperia-kapen-ne-aeroportin-e-prishtines-me-200-shteka-duhan

dy-gra-nga-shqiperia-kapen-ne-aeroportin-e-prishtines-me-200-shteka-duhan

Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt Londrës.

Sipas Policisë, më 18 prill 2025, pas dorëzimit të bagazheve, dy udhëtaret janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët policorë në bashkëpunim me ata të Doganës.

Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, janë gjetur nga 100 shteka me cigare të markës Malboro e kaltër – gjithsej 200 shteka.

Rasti është dërguar për procedura të mëtejme në zyrën e doganës, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tentim kontrabande.