BQK anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtje të Konsumatorëve Financiarë (FinCoNet)

BQK anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtje të Konsumatorëve Financiarë (FinCoNet). Anëtarësimi në FinCoNet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të BQK-së si autoritet mbikëqyrës në avancimin e kornizës për mbrojtjen e konsumatorit financiar, me theks të veçantë në mbikëqyrjen efektive të sjelljes së tregut të institucioneve financiare. Përmes anëtarësimit në këtë

Prill 18, 2025 - 17:00
 0  5
BQK anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtje të Konsumatorëve Financiarë (FinCoNet)
bqk-anetaresohet-ne-organizaten-nderkombetare-per-mbrojtje-te-konsumatoreve-financiare-(finconet)

bqk-anetaresohet-ne-organizaten-nderkombetare-per-mbrojtje-te-konsumatoreve-financiare-(finconet)

BQK anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtje të Konsumatorëve Financiarë (FinCoNet).

Anëtarësimi në FinCoNet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të BQK-së si autoritet mbikëqyrës në avancimin e kornizës për mbrojtjen e konsumatorit financiar, me theks të veçantë në mbikëqyrjen efektive të sjelljes së tregut të institucioneve financiare.

Përmes anëtarësimit në këtë organizatë, BQK do të përfitojë nga ekspertiza dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në zhvillimin e mëtejmë të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit si një funksion i ri i shtuar me strukturën e re organizative. Kjo përfshin përforcimin e metodave të avancuara për monitorimin dhe analizimin e sjelljes së institucioneve financiare, si dhe përmirësimin e transparencës dhe mbikëqyrjes për mbrojtjen e konsumatorëve.