Haga nuk e lejon nipin që ta takojë Rexhep Selimin
Rexhep Selimi, i njohur si dhjetëshi i UÇK-së është vizituar të premten nga vëllai dhe djali i vëllait, Ramadani dhe Arlindi. Për këtë vizitë ka njoftuar vëllai i Rexhës, Ramadan Selimi. Ai ka bërë me dije se Gentit nuk i është lejuar ta takoj xhaxhain e tij ndonëse kishte udhëtuar për në Hagë par ta


Rexhep Selimi, i njohur si dhjetëshi i UÇK-së është vizituar të premten nga vëllai dhe djali i vëllait, Ramadani dhe Arlindi.
Për këtë vizitë ka njoftuar vëllai i Rexhës, Ramadan Selimi. Ai ka bërë me dije se Gentit nuk i është lejuar ta takoj xhaxhain e tij ndonëse kishte udhëtuar për në Hagë par ta takuar dhjetëshin e UÇK-së.
Me këtë rast, Ramadan Selimi ka uruar që të lirohet të gjithë çlirimtarët që ndodhën në Hagë.
“Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk ju lejua vizita për axhën e vet Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë , ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese. Uroj të jetë kjo vizita e fundit në këtë vend më Rexhën dhe të lirohen çlirimtarët nga kjo gjykatë e padrejtë”, ka shkruar Selimi në “Facebook”.
Postimi i plotë: