E quajti projekt të përkohshëm, Liburn Aliu sot del me urim: Gëzuar 17 vjet pavarësi, ta mbajmë Kosovën të pathyeshme

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është munduar që ta përmirësojë një deklaratë të thënë kohë më parë për Kosovën. Ai sot me pak rreshta ka dalë me një urim për Pavarësinë, edhe pse mendon se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë. Në urimin

shkurt 17, 2025 - 17:00
 0  5
E quajti projekt të përkohshëm, Liburn Aliu sot del me urim: Gëzuar 17 vjet pavarësi, ta mbajmë Kosovën të pathyeshme
e-quajti-projekt-te-perkohshem,-liburn-aliu-sot-del-me-urim:-gezuar-17-vjet-pavaresi,-ta-mbajme-kosoven-te-pathyeshme

e-quajti-projekt-te-perkohshem,-liburn-aliu-sot-del-me-urim:-gezuar-17-vjet-pavaresi,-ta-mbajme-kosoven-te-pathyeshme

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është munduar që ta përmirësojë një deklaratë të thënë kohë më parë për Kosovën.

Ai sot me pak rreshta ka dalë me një urim për Pavarësinë, edhe pse mendon se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Në urimin e shkurtër ai ka përmendur të gjithë ata që ranë për këtë vend dhe ata që nuk reshten kurrë së luftuari për lirinë.

“Gëzuar 17 vjet Pavarësi, Kosovë! Lavdi të rënëve, nder për gjithë ata që s’reshtën kurrë së luftuari për këtë ditë! Le të vazhdojmë ta mbajmë Kosovën krenare, të fortë e të pathyeshme!”, ka shkruar ai.

Ndryshe po i njëjti ministër, në nëntor të vitit që lamë pas gjatë një interviste për emisionin “ZANAT” në T7, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

Ai pati thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses.

”Unë e shoh sot Kosovën  më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar, kushtetuta e Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.