“Easy Jet” paralajmëron linjë Shkup-Paris, lidhje përmes Aeroportit “Orly”
Kompania “Easy Jet” po planifikon rikthimin në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Kompania pritet të rikthehet me fluturime në linjën Shkup-Paris. Ndërsa tani, kompania nga pranvera do të vendos linjë nga Shkupi drejt Aeroportit “Orly”, që është 20 km larg kryeqytetit francez. Së fundmi, kjo kompani ndërpreu linjën Zhenevë-Shkup. Aktualisht, kompania tjetër, “Wizz Air” ka […]
Kompania “Easy Jet” po planifikon rikthimin në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Kompania pritet të rikthehet me fluturime në linjën Shkup-Paris. Ndërsa tani, kompania nga pranvera do të vendos linjë nga Shkupi drejt Aeroportit “Orly”, që është 20 km larg kryeqytetit francez.
Së fundmi, kjo kompani ndërpreu linjën Zhenevë-Shkup.
Aktualisht, kompania tjetër, “Wizz Air” ka linjë Shkup-Paris, por linja është për aeroportin “Buve”, që është 90km larg qendrës së Parisit.
Sipas njoftimeve të fundit, “Wizz Air” vitin e kaluar ka pasur 39.918 pasagjerë për në Paris.