ECONLIT 2024: Përmes edukimit ekonomik forcohen gjeneratat e ardhshme dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Në Tetovë u realizua forumi ekonomik #ECONLIT2024 me theks në fuqizimin e gjeneratave të ardhshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes edukimit ekonomik, raporton Portalb.mk. Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale Orhan Ceka ofroi të thëna mbi ndikimin që ka pasur Programi Për Edukim Ekonomik, në këto dy vite të fundit. Ministri i Ekonomisë dhe Punës […]
Në Tetovë u realizua forumi ekonomik #ECONLIT2024 me theks në fuqizimin e gjeneratave të ardhshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes edukimit ekonomik, raporton Portalb.mk.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale Orhan Ceka ofroi të thëna mbi ndikimin që ka pasur Programi Për Edukim Ekonomik, në këto dy vite të fundit.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi theksoi se investimi në edukimin ekonomik në një kohë shumë të shkurtër mundëson kthim të shumëfishtë.
Rektori i UEJL-së, Akademik Abdylmenaf Bexheti, tregoi se si edukimi ekonomik i gjeneratave të reja por edhe shoqërisë në përgjithësi mund të jetë një mjeti fortë i realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.
Në kuadër të konferencës u realizuan edhe dy panele diskutimi, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka Popullore, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Ministria e Arsimit, Universitetet, sektori i biznesit dhe sektori jo-qeveritar.
Ky forum u organizua nga Instituti Alternativa Liberale dhe Iniciativa për Fondacione Ekonomike nga SHBA.