Edhe një iftar kolektiv në Gostivar, kësaj radhe me përkrahjen e Komunës Bayrampaşa nga Turqia

Komuna e Gostivar, në bashkëpunim me Komunën e Bayrampaşa nga Turqia, fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në iftarin e përbashkët që do të organizohet në kuadër të aktiviteteve The post Edhe një iftar kolektiv në Gostivar, kësaj radhe me përkrahjen e Komunës Bayrampaşa nga Turqia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 14, 2026 - 23:00
 0
Edhe një iftar kolektiv në Gostivar, kësaj radhe me përkrahjen e Komunës Bayrampaşa nga Turqia

Komuna e Gostivar, në bashkëpunim me Komunën e Bayrampaşa nga Turqia, fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në iftarin e përbashkët që do të organizohet në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazani.

Ky iftar organizohet në frymën e solidaritetit, respektit dhe vlerave të larta që përcjell ky muaj i shenjtë. Ngjarja synon të bashkojë qytetarët në një atmosferë vëllazërie, miqësie dhe bashkëpunimi, duke ndarë së bashku momentet e bukura të iftarit.

Iftari do të mbahet të dielën, më 15 mars 2026, në Sallën e Sportit “Rinia” në Gostivar.

Organizatorët bëjnë thirrje që qytetarët të marrin pjesë sa më masivisht në këtë mbrëmje të veçantë, duke e bërë atë një moment të përbashkët bashkimi dhe solidariteti.

The post Edhe një iftar kolektiv në Gostivar, kësaj radhe me përkrahjen e Komunës Bayrampaşa nga Turqia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .