Edhe një muaj do të mbarojë afati që i kemi dhënë Kuvendit që të intervenojë në dispozitat për meta të dhënat, deklaroi Kostadinovski
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, paralajmëroi se për një muaj skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese Kuvendit për të bërë ndryshime në Ligjin për komunikime elektronike, në lidhje me tre nenet që mbulojnë mbajtjen e “meta të dhënave” nga operatorët, raportoi Portalb.mk. “Afati që kemi vendosur për Ligjin e Komunikimeve Elektronike skadon […]


Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, paralajmëroi se për një muaj skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese Kuvendit për të bërë ndryshime në Ligjin për komunikime elektronike, në lidhje me tre nenet që mbulojnë mbajtjen e “meta të dhënave” nga operatorët, raportoi Portalb.mk.
“Afati që kemi vendosur për Ligjin e Komunikimeve Elektronike skadon për një muaj. Bëhet fjalë për përdorimin dhe qasjen e të ashtuquajturave meta të dhënat. Meta të dhënat janë ato të dhëna që çdo operator është i detyruar t’i mbajë për dymbëdhjetë muaj. Për çdo qytetar të vetëm. Këto janë të dhëna për nevojat e sigurimit të shtetit, për prova në një procedim penal të mundshëm. Për shembull, meta e dhënë është se ju kam telefonuar sot pesë herë, aktualisht jam në Bullgari dhe Greqi”.
Kostadinovski apeloi se nëse Kuvendi nuk i miraton amendamentet, ekziston rreziku për sigurinë e shtetit që të mos ketë kompetencë për mbledhjen e meta të dhënave nga qytetarët, të cilat janë vendimtare për zbulimin e krimeve të mundshme.
U theksua se kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme nga e cila mund të nxirren shumë konkluzione se me kë komunikohet, me cilin shtet, nëse komunikohet me shtetas të huaj dhe e gjithë kjo është një informacion shumë i rëndësishëm.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese vendosi më 25 shtator të vitit 2024 të fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për Komunikimet Elektronike.
Dispozitat e kontestuara të ligjit, të cilat u debatuan nga gjyqtarët kushtetues, urdhërojnë operatorët e telekomunikacionit që të ruajnë të dhënat për komunikimet elektronike të të gjithë abonentëve për një periudhë prej 12 muajsh pa pasur për të njëjtën vendim gjykate, si dhe atë që operatorët janë detyruar t’i japin këto të dhëna pas një kërkese paraprake për t’ia dorëzuar organeve kompetente sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar me ligj.