Për tri ditë në qytetin e Shkupit do të ketë kufizime në komunikacion
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime në komunikacionin e qytetit të Shkupit për shkak vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, transmeton Portalb.mk. “SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se prej 5 marsit e deri më 7 mars, për shkak vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime në komunikacionin e qytetit të Shkupit për shkak vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, transmeton Portalb.mk.
“SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se prej 5 marsit e deri më 7 mars, për shkak vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacion do të marrë masa për regjim të veçantë në komunikacion”, sqaroi Policia.
Ata paralajmërojnë se kufizimet o të shtrihen në një sipërfaqe më të zgjeruar të Shkupit, ndërsa nga qytetarët kërkoi respektimin e urdhrave të policisë.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për 6 mars në ora 09:50 ka paralajmëruar vizitë të Jandrokoviqit në hapësirat e Kuvendit.