Edhe Paul Williams thotë se Thaçi kishte presion nga Albright dhe persona të tjerë për nënshkrim të marrëveshjes
Përveç ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, James Rubin edhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, Paul Williams pohoi se Hashim Thaçi kishte presion nga ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe persona të tjerë për nënshkrimin e marrëveshjes në Rambuje. Përpara kësaj, në Hagë u paraqit një intervistë e Edita Tahirit e që narratorit i


Përveç ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, James Rubin edhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, Paul Williams pohoi se Hashim Thaçi kishte presion nga ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe persona të tjerë për nënshkrimin e marrëveshjes në Rambuje.
Përpara kësaj, në Hagë u paraqit një intervistë e Edita Tahirit e që narratorit i thoshte se ishte krahu i djathtë i Ibrahim Rugovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në këtë intervistë, Tahiri fliste për Thaçin dhe përshtypjet për atë si kreu i delegacionit.
“Përshtypjet e mia janë të veçanta sepse ai ishte i ri për nga mosha. Nuk kishte shumë përvojë politike por kishte shumë përvojë në kuptimin organizativ dhe i guximshëm e i vendosur për të qenë në UÇK e madje si udhëheqës politik i tyre. Pra, ishte një profil- pavarësisht moshës kishte një profil të lartë në kuptimin e udhëheqjes dhe e bëri mirë, e udhëhiqi mirë delegacionin”, tha ajo në këtë video.
Dëshmitari tha se e njeh Edita Tahirin dhe e ka takuar gjatë Rambujesë e ngjashëm edhe vitet pas lufte.
Williams tha se jodomosdoshmërisht ka qenë në dijeni të kësaj pikëpamje të Tahirit për Thaçin.
