Edhe sot deri fundjavë temperatura të larta 37 gradë celsius
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Vende-vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me me shi të rrëmbyesh...
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Vende-vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 14 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup, po ashtu, pritet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Sipas paralajmërimit, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të ulet deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.
Sinoptikanët paralajmëruan se edhe në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.