Edi Rama uron 7 Marsin me nxënës nga Manastir: Gjuha na mban të lidhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit – duke publikuar një fotografi me nxënës shqiptarë nga Manastir, përcjell Gazeta Flaka Në mesazhin The post Edi Rama uron 7 Marsin me nxënës nga Manastir: Gjuha na mban të lidhur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 7, 2026 - 14:00
 0
Edi Rama uron 7 Marsin me nxënës nga Manastir: Gjuha na mban të lidhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit – duke publikuar një fotografi me nxënës shqiptarë nga Manastir, përcjell Gazeta Flaka

Në mesazhin e tij, Rama theksoi rëndësinë e gjuhës dhe lidhjes mes shqiptarëve, duke u ndalur te energjia dhe entuziazmi i fëmijëve.

“Me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, ka shkruar ai.

Fotografia është realizuar disa ditë më parë gjatë vizitës së nxënësve nga Manastiri në Tiranë, ku ata u takuan edhe me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Simbolika e kësaj fotografie lidhet edhe me rëndësinë historike që ka Manastiri për kombin shqiptar. Pikërisht në këtë qytet, në vitin 1908, u mbajt Kongresi i Manastirit, ku u vendos unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe – një moment kyç për zhvillimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve. Gazeta Flaka

The post Edi Rama uron 7 Marsin me nxënës nga Manastir: Gjuha na mban të lidhur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .