Edicioni i dytë i Forumit të Paqes do të mbahet në Pejë – i ftuar guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili
Në qytetin e Pejës po zhvillohet edicioni i dytë i Forumit të Paqes, një ngjarje e rëndësishme që synon të nxisë dialogun, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për ndërtimin e paqes në rajon dhe më gjerë. Në këtë edicion, një nga të ftuarit kryesorë është Ahmet Ismaili, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili do
 

Në qytetin e Pejës po zhvillohet edicioni i dytë i Forumit të Paqes, një ngjarje e rëndësishme që synon të nxisë dialogun, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për ndërtimin e paqes në rajon dhe më gjerë.
Në këtë edicion, një nga të ftuarit kryesorë është Ahmet Ismaili, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili do të ndajë përvojën e tij profesionale me pjesëmarrësit e forumit përmes temës:
“Zhvillimi Ekonomik dhe Rindërtimi Pas Luftës: Sektori Financiar si Themel për një të Ardhme Paqësore”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Ismaili ka një përvojë të gjatë në sektorin financiar dhe bankar, ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese, duke dhënë rezultate të rëndësishme si në industrinë financiare ashtu edhe në sektorin publik.
“Përvoja profesionale e Dr. Ismailit përfshin role të ndryshme brenda sektorit bankar dhe të sigurimeve, duke kulmuar në pozicione të larta Drejtuese dhe Ekzekutive si dhe Anëtar Bordi në Institucione Financiare Lokale dhe Ndërkombëtare. Si Guvernator, Dr. Ismaili kryeson Bordin Menaxhues të Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe përfaqëson Kosovën në Bordin e Guvernatorëve të FMN-së. Ai shërben gjithashtu si Guvernator Alternativ për Grupin e Bankës Botërore”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se: “Forumi i Paqes në Pejë falënderon Dr. Ismailin për pranimin e ftesës, për të ndarë përvojën e tij shumëvjeçare me pjesëmarrësit e Forumit. Ky është një kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit në një botë të trazuar”.
Për të përcjellur punimet e forumit dhe diskutimin me Dr. Ahmet Ismaili me 5 Nëntor, 2025, ju mund të regjistroheni në: https://pejapeaceforum.org/
   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 