I konfiskohet arma një personi në Prishtinë pas gjuajtjes me armë në aheng familjar
Është konfirskuar një pistoletë me 10 copë fishekë me të cilën dyshohet se një person kishte shtënë në një aheng familjar. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të fishekëve. “Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë me
 

Është konfirskuar një pistoletë me 10 copë fishekë me të cilën dyshohet se një person kishte shtënë në një aheng familjar. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të fishekëve.
“Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar”.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të fishekëve, po ashtu është informuar prokurori me urdhërin e të cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti për dy vepra penale Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv
   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 