Egli Tako ia përmend Gjestit ish-partneren: Shkoje flisje me të nëpërmjet kamerave
Egli Tako ka kërkuar llogari nga Gjesti për veprimet që ka bërë në shtëpi derisa kishte krijuar një raport më të afërt me të. E në këtë rast, ajo ka kujtuar një veprim të banorit, i cili u përhap gjithandej nëpër rrjete sociale. Bëhet fjalë për momentin kur banori në dhomë të grimit po fliste […]

Egli Tako ka kërkuar llogari nga Gjesti për veprimet që ka bërë në shtëpi derisa kishte krijuar një raport më të afërt me të.
E në këtë rast, ajo ka kujtuar një veprim të banorit, i cili u përhap gjithandej nëpër rrjete sociale.
Bëhet fjalë për momentin kur banori në dhomë të grimit po fliste me ish-të dashurën e tij, Diellzën.
Ajo i tha se me këto veprime që ka bërë tregon se nuk është një ish-partnere, por që e ka partnere akoma.
“Bën çfarë ke bërë për mua dhe në një moment të caktuar në një dhomë tjetër shkon flet me partneren nëpërmjet kamerave, e thërret dhe në emër dhe i thua vajzës që i ke shkruar letrën, i flet në emër”, tha ajo.
Tutje vazhdoi: “Ish partneren tënde që tregon se nuk është një ish-partnere”.
Në darkën sqaruese ata kanë biseduar për shumë gjëra që kanë ndodhur në këtë shtëpi, pavarësisht se raporti i tyre po vijon të jetë i tensionuar.