Emigranti publikon foton pasi merr fletën e votimit, Rama: Jua shpërblefsha në 2030

Si në asnjë palë zgjedhje më parë, këtë herë partitë politike kanë “hedhur sytë” nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, pasi në zgjedhjet e 11 majit kanë të drejtën e votës. Për të treguar krenarinë e tij që në zgjedhjet majit kanë të drejtën e votës edhe diaspora, kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet […]

Prill 16, 2025 - 12:00
 0  9
Emigranti publikon foton pasi merr fletën e votimit, Rama: Jua shpërblefsha në 2030

Si në asnjë palë zgjedhje më parë, këtë herë partitë politike kanë “hedhur sytë” nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, pasi në zgjedhjet e 11 majit kanë të drejtën e votës.

Për të treguar krenarinë e tij që në zgjedhjet majit kanë të drejtën e votës edhe diaspora, kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë e një qytetari jashtë vendit, i cili ka marrë zarfin me fletën e votimit.

Rama thotë se është frymëzuese të shikosh këtë foto, duke thënë “jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian”.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”,-shkruan Rama.