Berisha: Do të formalizojmë industrinë e turizmit në vend
Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me shoqatat e turizmit, ku dhe ka prezantuar programin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Berisha tha se një nga problemet kryesore në sektorin e turizmit është informaliteti. Për këtë arsye ai është zotuar se nëse PD rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, […]

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me shoqatat e turizmit, ku dhe ka prezantuar programin e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Berisha tha se një nga problemet kryesore në sektorin e turizmit është informaliteti. Për këtë arsye ai është zotuar se nëse PD rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit, do të marrë masa për ta formalizuar këtë sektor.
Pjesë nga fjala e Berishës
Së pari, unë dua të përshëndes përzemërsisht këtu përfaqësuesit e shoqatave turistike të vendit.
Dua të përshëndes të gjithë punonjësit e sektorit të turizmit kudo që janë dhe t’i siguroj se PD konsideron turizmin si një nga potencialet ekonomike, kulturore, më të mëdha të vendit.
Shqipëria disponon një potencial madhështor në kuptimin absolut të fjalës, turistik.
Ndoshta sa asnjë vend tjetër. Një potencial të tillë mahnitës si ky vend, me brigjet më të bukura, rënore dhe shkëmbore, me trashëgiminë kulturore ndër më të pasurat, me malet dhe Alpet më të shumta, burimet ujore, liqenet.
Pra, Shqipëria kudo përfaqëson një potencial real turistik.
Ky fakt është i njohur më mirë nga banorët, nga qytetarët shqiptarë kudo që ti shkon, në skajet më të largëta. Aty gjen përpjekje për të shpalosur potencialin lokal turistik.
Aty gjen besim tek ata qytetarë se fshati i tyre, se zona e tyre, janë tërheqëse për turistët dhe janë me një fjalë burim i mundshëm të ardhurash ekonomike për ta.
Turizmi në Shqipëri ka potencial të pakufizuar për sa u përket resurseve natyrore dhe nuk ka diskutim që ky sektor ka njohur zhvillime të pamohueshme.
Dmth në vitin 2005, Shqipëria ka pranuar gjithsej 320 mijë turistë dhe vizitorë të marrë së bashku, në vitin 2013 kjo shifër ishte 4.7 milionë.
Sot kjo shifër është 10-11 milionë, vetëm se ka një gjë, nuk i ndajnë vizitorët nga turistët, që kanë një dallim esencial. Këtu këto linjat e shpejta ajrore e kanë bërë aeroportin e Tiranës një aeroport të preferuar për një pjesë të veriut të Greqisë, për Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë. Natyrisht ky është një zhvillim pozitiv në këtë kontekst.
Por turizmi ka një problem shumë madhor.
Problemi madhor është informaliteti në të cilin noton ky sektor.
Ky informalitet godet sipërmarrësit e ndershëm.
Godet sipërmarrësit me investime transparente.
Ky informalitet në Shqipëri, po të shohim në krahasim me Malin e Zi është i tillë. Mali i Zi me 2.8 milionë turistë në vit, regjistron 16.8 milionë net fjetje. Shqipëria me 10 milionë turistë në vit, regjistron 6, vitin e fundit 7 milionë net fjetje. Po të mos e krahasuar më pas me Kroacinë e cila regjistron rreth 100 e ca milionë net fjetje.
Kështu që ne kemi një shkallë informaliteti të jashtëzakonshëm.
Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore.
Janë trefishi, katërfishi i shtretërve, janë apartamente krahasuar me hotelet, çka në shumë aspekte e vendos në pozita të vështira industrinë hoteliere.
Ne nuk do përdorim dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë AirBnB, por formalizimi është një kusht i domosdoshëm në qoftë se ne duam ta shfrytëzojmë siç duhet këtë potencial madhor që kemi.
Formalizimi është ëdhe një çështje sigurie, sepse ti pret një turist, por ai që vjen në shtetin tonë ka një përgjegjësi ndaj tij dhe absolutisht ne në kushtet më favorizuese, do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit.
Sepse nuk mund të ecet… shikoni një vend me këto potenciale të jashtëzakonshme se si katandiset me këtë informalitet të jashtëzakonshëm.
Nuk është ky zhvillimi i duhur që vendi duhet të ketë.