Einxhel: Nuk jam në vend të askujt, por bukur është kur je e pazëvendësueshme

Tashmë është bërë e ditur që Heidi Baci është larguar nga emisioni Goca & Gra. Duket se tani punë në të njëjtin emision ka filluar Einxhel Shkira. Moderatorja, Xhilda Luzi, nis emisionin duke e pyetur Einxhel se si është pritur, pasi ka pasur komente se ajo ishte zëvendësuese e Heidit. Einxhel përgjigjet duke thënë: “Muaji […]

Nëntor 4, 2024 - 18:00
 0  5
Einxhel: Nuk jam në vend të askujt, por bukur është kur je e pazëvendësueshme

Tashmë është bërë e ditur që Heidi Baci është larguar nga emisioni Goca & Gra.

Duket se tani punë në të njëjtin emision ka filluar Einxhel Shkira.

Moderatorja, Xhilda Luzi, nis emisionin duke e pyetur Einxhel se si është pritur, pasi ka pasur komente se ajo ishte zëvendësuese e Heidit.

Einxhel përgjigjet duke thënë: “Muaji ka nisur shumë mbarë, unë jam një doipo shigjetar, sepse jam edhe ashendent shigjetar. Le të themi se nëntori është muaji i preferuar i imi. Jo vetëm nisja e punës së re, po unë kam edhe shumë surpriza të tjera të nëntorit që do i lë pazbuluar deri në fund të nëntorit”.

“Kurse java që kaloi, le të themi që u mbyll tetori me ato zhurmat e veta, siç e the edhe ti me këto lajme. Unë kam qenë shumë e lumtur për pritjen që më kanë bërë suportuesit e mi, ndjekësit e mi, të gjitha ato vajza dhe gra që vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem në ekran dhe mendoj që pozicioni i duhur ishte te Goca & Gra, ku unë mund të flas vazhdmishit në lidhje me tema të caktuara dhe mund të përfaqësoj zeërin tim me mendimet e mia, por edhe zërin e atyre”, vazhdoi ajo.

Përsa i përket se nëse është në vend të Heidit, ajo tha: “Unë nuk mendoj që kam zëvendësuar dikë, sepse e di që produksioni i Goca & Gra ka qenë çdo sezon dashamirës ndaj meje dhe ndoshta do të kisha qenë që në fillimet këtu me ju, por kështu e donte koha që të vija tani. Mirë është të kesh aftësi të zëvendësosh. Mua më vjen shumë keq që u largua një, por bukur është kur je e pazëvendësueshme.

Për sa i përket atyre polemikave të tjera, as herën e kaluar nuk doja ta cekja e ta thelloja më shumë, fakti që jam këtu, nuk lë vend për shumë diskutim. Më duket diskutim i pavlerë dhe preferoj të mos e diskutoj”, përfundoi Eixhel.