Eko-autobusët që i solli BE-ja në Shkup, gati dy muaj janë parkuar në depon e NQP-së
Gati dy muaj kanë kaluar prej kur në Ndërmarrjen për Qarkullin Publik “Shkup”, para dhjetëra ekipeve të gazetarëve dhe një numri të madh të politikanëve, ishin promovuar gjashtë eko-autobusë që ishin dhuruar nga Bashkimi Evropian, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Përkundër asaj se ka kaluar një kohë e gjatë, shkupjanët akoma nuk janë vozitur me këto […]
Gati dy muaj kanë kaluar prej kur në Ndërmarrjen për Qarkullin Publik “Shkup”, para dhjetëra ekipeve të gazetarëve dhe një numri të madh të politikanëve, ishin promovuar gjashtë eko-autobusë që ishin dhuruar nga Bashkimi Evropian, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Përkundër asaj se ka kaluar një kohë e gjatë, shkupjanët akoma nuk janë vozitur me këto autobus, edhe pse drejtori Dragi Kushovski më 26 nëntor deklaroi se këto autobus do të fillojnë të përdoren për dy javë.
Fillimisht si pengesë ishte shasia e gabuar, ndërsa tani si problem është shfaqur edhe procedura për sigurimin kasko.
“Pritet të përfundojë procedura për sigurimin kasko. Javën e ardhshme duhet të lëshohen në përdorim. Dokumentet që duhet të përkthehen nga turqishtja janë përgatitur. Ishte gabuar edhe numri i shasisë, kështu që edhe kjo i ka vonuar punët”, deklaruan nga NQP “Shkup”.
Në dhjetor të vitit 2024, NQP-së për këtë situatë kishte të paktën dy arsye. E para është se një nga autobusët është regjistruar me numër të gabuar të shasisë. Thuhet se gabimi është zbuluar pasi NQP i pranoi autobusët. Arsyeja e dytë e vonesës është llogaria e bllokuar e ndërmarrjes, gjë që e ka vonuar pagesën e sigurimit për autobusët e rinj. Këto autobusë janë donacion nga BE-ja, ndërsa janë prodhuar në Turqi.
Kujtojmë se së fundmi transporti publik në kryeqytet ka qenë në kolaps. Problemi kulmoi me 20 nëntor pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NTP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre. Janë vënë në qarkullim 25 autobusë me gaz natyror dhe disa të tjerë që kanë rezervë nafte.