Eksperienca arabe drejt fundit, Darwin Nunez transferohet te gjiganti italian

Darwin Nunez në Serie A. Juventusi synon të përforcojë repartin ofensivë në merkaton e verës, duke vënë në shënjestër një qendërsulmues të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm. Darwin Nunez, aktualisht pjesë e Al-Hilal është objektivi kryesorë i Biankonerëve për merkaton e verës. Kriza në sulm është bërë e dukshme te bardhezinjtë, pas formës […]

Mars 3, 2026 - 00:00
 0
Eksperienca arabe drejt fundit, Darwin Nunez transferohet te gjiganti italian

Darwin Nunez në Serie A.

Juventusi synon të përforcojë repartin ofensivë në merkaton e verës, duke vënë në shënjestër një qendërsulmues të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Darwin Nunez, aktualisht pjesë e Al-Hilal është objektivi kryesorë i Biankonerëve për merkaton e verës.

Kriza në sulm është bërë e dukshme te bardhezinjtë, pas formës zhgënjyese të Jonathan David dhe ngecjes së rinovimit me Dusan Vlahovic.

Nunez e ka humbur vendin e titullarit te Al-Hilal pas ardhjes së Benzema dhe uruguaiani do të largohet nga Arabia Saudite në verë.