Ekspozita e Shkëlzen Gashit: Nesër mblidhet urgjentisht Komisioni për Vlerat e Luftës
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se kanë kërkuar mbledhje të komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione. Behrami ka thënë se mbledhja është nesër nga ora 10:00, duke bërë të ditur edhe se, nënshkrues të kërkesës janë Sala Jasahri, Armend Zemaj, Albana


Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se kanë kërkuar mbledhje të komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.
Behrami ka thënë se mbledhja është nesër nga ora 10:00, duke bërë të ditur edhe se, nënshkrues të kërkesës janë Sala Jasahri, Armend Zemaj, Albana Bytyqi, dhe ai vetë.
Në letrën e deputetëve, thuhet se, Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, dhe se këto zhvillime rrezikojnë të zbehin karakterin çlirimtar të luftës.
