Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në tentativë në Vushtrri

Një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” është ekstraduar nga Gjermania, njofton Policia e Kosovës. Sipas raportit zyrtar, rasti kishte ndodhur më 12 korrik 2025, rreth orës 20:59, në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku një mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën penale të vrasjes në tentativë. I dyshuari është ekstraduar më

Prill 25, 2026 - 10:30
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në tentativë në Vushtrri
ekstradohet-nga-gjermania-i-dyshuari-per-vrasje-ne-tentative-ne-vushtrri

ekstradohet-nga-gjermania-i-dyshuari-per-vrasje-ne-tentative-ne-vushtrri

Një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” është ekstraduar nga Gjermania, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit zyrtar, rasti kishte ndodhur më 12 korrik 2025, rreth orës 20:59, në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku një mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

I dyshuari është ekstraduar më 24 prill 2026 nga Gjermania në Kosovë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gojbulë, Vushtrri 12.07.2025 – 20:59. Më 24.04.2026 lidhur me rastin, është ekstraduar nga Gjermania i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.