Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim që të heqin vizat për Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se heqja e vizave është rezultat i vizitës së fundit që kishte ekipi i qeverisë. “Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e […]

Prill 25, 2025 - 14:00
 0  8
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim që të heqin vizat për Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se heqja e vizave është rezultat i vizitës së fundit që kishte ekipi i qeverisë.

“Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata po i heqin vizat që kërkoheshin për të udhëtuar në këtë vend! Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtimin pa viza do të ndikojë në një ekonomi më të fortë, udhëtime të lira dhe forcimin e partneritetit të ndërsjellë. Ne po luftojmë në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar qytetarët tanë, dhe për të sjellë ndryshime për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Mickoski.